Një biznesmen 48-vjeçar shqiptar, i cili ndodhet aktualisht në burg, është dënuar sërish me 18 muaj te tjera.
Gjykata Penale e Volos e shpalli dje sërish fajtor për dhunë në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.
“Do të mbërthej dhe do të dërgoj ty në burg”, ka kërcënuar shqiptarin prokurorin grek, teksa ndodhej në korridorin e gjykatës.
Më 18 qershor 2021 ai ka rrahur rëndë vjehrrën, ndërsa më 22 qershor 2021 ka kërcënuar me vdekje atë dhe fëmijën e tij duke mbajtur një thikë kuzhine që kishte me vete.