Mëngjesin e sotëm, treni dhe një veturë janë aksidentuar në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.
Si pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi Ahmeti./Gazeta Papirus/