Millosh Vuçeviq, ministër i mbrojtjes i Serbisë ka vazhduar deklaratat e tij destruktive e destabilziuese. Thotë se ushtria serbe është e gatshme për çdo urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Këtë deklaratë, Vuçeviq eka bërë pas një takimi me Gjeneralin Millan Mojsiloviq dhe me Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralin Dushko Zharkoviq.
Ai në Instagram ka shkruar se janë të gatshëm të zbatojnë urdhërat e Vuçiqit.
“Ne do të punojmë për të siguruar që Forcat e Armatosura Serbe, veçanërisht Forcat Ajrore Serbe dhe Forcat Ajrore, të jenë gjithmonë dhe në çdo kohë në gjendje të zbatojnë çdo urdhër, çdo detyrë të Komandantit Suprem, Presidentit të Republikën, dhe të garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve të shtetit të Serbisë”, thuhet në postimin e tij kërcënues.
Situata në Veriun e Kosovës është e tensionuar pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit mori vendim për shkallëzimin e vendimit të targave.
Nga 21 nëntori fillon faza e dytë e vendimit – gjobitja. Lista Serbe kishe paralajmëruar se “gjoba e parë do të pasojë me rezistencë”.
SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se situata ka potencial të përshkallëzohet, duke kërkuar një zgjidhje.
Ndërkaq, sot në Bruksel ka filluar takimi në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit të të ashtuquajturës “zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi po lehtësohet nga emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.