Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha sot se Serbia bëri ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ndërsa menjëherë reaguan nga Qeveria e Serbisë, duke e akuzuar se “doli përtej rolit diplomatik”.
I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ashtu ka ndërhyrë në çështje të brendshme serbe me përkhrahjen e protestat të studentëve në Beograd.x
“Zoti Robhde nuk dëshiron të shohë mbështetjen e drejtpërdrejtë të Albin Kurti ndaj të-ashtuquajturave protesta të studentëve në Beograd, që pa eukivoke i shprehu më 13 dhjetor 2024, në Zagreb”, tha Petkoviq, siç e cituan mediat serbe.