Qeveria e Serbisë veçse ka nisur edhe ‘zyrtarisht’ të blejë vota për Listën Serbe në Kosovë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku kjo parti synon sërish t’i merr dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kosovë.
Nga 20 mijë dinarë (170 euro) për 5 mijë serbë ‘në kushte të rënda’ ekonomike e të papunësuar, ka marrë vendim Qeveria e Serbisë që t’i ndajë nga 1 shkurti.
Siç e citoi “KoSSeV”, i ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se ndihmat financiare do të zgjerohen edhe për kategori të tjera të komunitetit serb në Kosovë.
Nga disa sondazhe në mediat lokale serbe pretendohet se Lista Serbe kësihovi mund të marrë tetë ulëse, një ulëse Aleksandar Arsenijeviqi, dhe një ulëse nga partia e Nenad Rashiqit.