Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë, Gjuro Macut është zgjedhur kryeministri i ri.
Votimi ishte i hapur – ku deputetët u thirrën në emër, shkruan mediumi N1.
Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 153 deputetë, kundër propozimit ishin 46. Të pranishëm nuk ishin 51 deputet, transmeton Gazeta Papirus.
Politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Të paktën kështu ka paralajmëruar Macut, duke e arsyetuar programin e tij para deputetëve të Kuvendit.
Ai tha se do të vazhdohet me politikën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik që kemi pasur deri më tani.
Qeveria e re e Serbisë, do të përbëhet nga 30 ministra, shumica prej të cilëve ishin edhe në kabinetin e kryeministrit Milosh Vuçeviq, i cili dha dorëheqje.
Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe të Partisë Demokratike