GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Serbia me listë planifikonte ekzekutimin e 66 shqiptarëve – mes tyre edhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi

03/04/2025
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Serbia me listë planifikonte ekzekutimin e 66 shqiptarëve – mes tyre edhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi
Share on FacebookShare on Twitter

Është siguruar një dokument që vërteton se njësitet speciale të policisë serbe, në shkurt të vitit 1999, kishin hartuar një listë për ekzekutimin e 66 shqiptarëve përcjell Gazeta Papirus.

Dokumenti, i titulluar “Lista e shqiptarëve që duhet të likuidohen me procedurë të shpejtë,” mban nënshkrimin e komandantit të njësisë speciale të policisë serbe, kolonel M. Marinkoviq, dhe përmban emrat e 66 qytetarëve shqiptarë, shumica prej të cilëve figura publike dhe intelektualë të kohës.

Në mesin e personave që kërkoheshin për ekzekutim ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili gjatë luftës shërbente si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, në këtë listë ishte edhe Sadri Ferati, ish-ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Sipas dokumentit, territori ishte i ndarë në zona operative, ku emra të caktuar ishin përgjegjës për realizimin e vrasjeve në secilën zonë.

Mes personave të përfshirë në ekzekutimin e këtij plani ishin emra të tillë si Dejan, Ratko (besohet të jetë Ratko Antonijeviq, ish-drejtor i burgut të Mitrovicës), Kasalloviq dhe Ajeti (i dyshuari Sherafedin Ajeti, ish-drejtor i burgut të Mitrovicës).

Më 24 mars 1999, kur NATO nisi ndërhyrjen ajrore ndaj caqeve ushtarake dhe policore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, besohet se strukturat serbe në terren filluan zbatimin e listës së ekzekutimit. Në mesin e personave që duhej të ekzekutoheshin ishte edhe Agim Hajrizi.

Atë mbrëmje, në shtëpinë e tij në Mitrovicë, u vranë brutalisht Agim Hajrizi, djali i tij 11-vjeçar, Iliri, dhe nëna e Agimit. Po atë natë, u vra edhe Latif Berisha në banesën e tij.

Aferdita Hajrizi, bashkëshortja e Agim Hajrizit, ka dhënë një dëshmi të fuqishme në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi, ku identifikoi disa nga autorët e krimit: Nenad Paviqeviq, Ratko Antonijeviq, Dejan dhe Boban, duke deklaruar se të paktën dy prej tyre ishin të njohur për përfshirje në akte dhune ndaj shqiptarëve edhe para luftës.

“Ishim të njohur me vrasësit, ishin fqinjët tanë me uniforma,” kujtonte Aferdita Hajrizi, duke theksuar se autorët e masakrës nuk ishin të panjohur apo të ardhur nga jashtë, por ishin njerëz me të cilët kishin jetuar për vite me radhë në të njëjtën lagje. “Ata nuk erdhën për të frikësuar, por për të zhdukur. Vrasja e Agimit nuk ishte thjesht një krim, ishte një akt i pastër i spastrimit politik dhe etnik,” pati deklaruar Aferdita Hajrizi në dëshminë e saj para Tribunalit të Hagës, raporton RTK.

Tags: Ekzekutimlisteserbia
ShareTweetShare
Previous Post

“Ma thyen lokalin duke u rrahur dhe me pas u përdor arma” – Flet dëshmitari i incidentit në Mitrovicë

Next Post

Pamje të momentit kur rrahet një qytetar nga 3 persona, i drejtohet arma e më pas shkrepet disa herë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.