Në Kosovë dje u zhvillua stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 2023” në Serbi kanë plasur ankesat.
Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, i cili reagoi së pari duke e quajtur “shkelje të Rezolutës 12/44”.
Staroviq, dëshpërueshëm, vazhdoi të besojë se dikush do të duhej t’i kishte pyetur.
“Jo vetëm që vendet pjesëmarrëse në ushtrim që mbahet në territorin e Kosovës nuk morrën pajtim nga autoritetet kompetente të Serbisë, por githashtu nuk patëm informacione që pëlqimi i nevojshëm i komandantit të misionit të KFOR-it është dhënë për hyrjen e tyre në territorin e provincës jugore serbe (shën: shteti i pavarur i Kosovës)”, ka thënë Staroviq, siç e cituan media serbe.
Kujtojmë që dje zyrtarisht edhe në Kosovë është hapur ushtrimi më i madh ndërkombëtar, ‘Defender Europe 2023’.
Në ceremoninë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë Forca e Sigurisë së Kosovës ekspozoi pajisjet e saja ushtarake.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin krerët e shtetit Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, po ashtu edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe shumë zyrtarë të tjerë ushtarak dhe civil.