GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Serbia amniston kriminelët e luftës në Kosovë

24/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Serbia amniston kriminelët e luftës në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Serbi, krimet në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjërisht të amnistohen. Nga 57 të akuzuarit për krime të luftës në Kosovë, 25 prej tyre gjykatat serbe i kanë liruar, kurse vetëm 11 u dënuan.

Në Serbi zbatohet drejtësia e pjesshme për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me numër të pamjaftueshëm të aktakuzave.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjithsej 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë janë zhvilluar dhe po zhvillohen pranë Departamentit për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ndër to janë lëndët nga Podujeva, Suhareka, Gjakova, Tërnja, Rudnica dhe Qyshk.

Deri më tani me aktgjykime janë përfunduar  9 procedura.

Nga 57 të akuzuarit, 25 u liruan, dhe vetëm 11 u dënuan me aktgjykimin përfundimtar, duke përfshirë dy shqiptarë dhe nëntë serbë.

“Sa viktima civil shqiptare morën drejtësi ne gjykata ne Serbi? Fatkeqësisht, vetëm 77 viktima janë përfshirë në procedurat që janë përfunduar me aktgjykime përfundimtare në Serbi deri më tani. Në mesin e rasteve të lidhura me krimet kundër civilëve shqiptarë, vetëm tri lëndët – Podujevë, Suharekë dhe Tërnje – kanë aktgjykimin përfundimtar”, tha Marina Klajiq.

Dy raste janë në proces, Rudnica dhe Qyshk, ku gjykimi për krimet në Qyshk ka 14 vjet që vazhdon dhe tani është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë. Varrezat masive dhe mungesa e llogaridhënies janë një problem i veçantë.

“Kishte një operacion të mirë organizuar për nxjerrjen e trupave të civilëve të vrarë. Në Serbi janë gjetur pesë varreza masive me gjithsej 952 trupa të civilëve shqiptarë. Varri më i madh është në Batajnicë me 744 trupa të identifikuar. Ndërsa të tjerët u zbuluan në Peruqac me 84 trupa, Petrovo Selo, Rudnica dhe Kizhevak me 11 trupa”, tha Klajiq.

Karakteristikë e procedurave të zhvilluara në Serbi është se janë akuza ndaj autorëve të drejtpërdrejtë të një rangu më të ulët, ndërsa vetëm disa të akuzuar kishin gradë ushtarak më të lartë. Sipas vlerësimit të Fondit, në Serbi mungon vullneti politik dhe mbështetja për të zgjidhur çështjet e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të filluar përballjen me të kaluarën.

Tags: Lufta e Kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

LAJMI FUNDIT: Shkumbin Hoti në arrati, dyshohet për kanosje dhe mashtrim

Next Post

Arta Nitaj së shpejti nënë

Next Post
Arta Nitaj së shpejti nënë

Arta Nitaj së shpejti nënë

Lajmet e fundit

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.