GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar në Koshare, dëshmi të reja

31/05/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar në Koshare, dëshmi të reja
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak orë pasi nga Serbia hyri në territorin e Kosovës për t’iu bashkuar protestave të dhunshme në veri, veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq u arrestua.

ATV-ja merr vesh se ai u arrestua në mbrëmjen ndërmjet të martës dhe të mërkurës në veri të vendit.

Deri në kufi atë e përcolli deputeti ultra-nacionalist në parlamentin e Serbisë, Erac Strahinja, nga partia rusofile e ekstremit të djathtë.

Jevtiq ka shërbyer në ushtrinë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe mes tjerash ka luftuar në Koshare kundër UÇK-së.

Ai mban me krenari në profilin e tij në Facebook dekoratën hero dhe medaljen e ndarë nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Para se të nisej për në Kosovë, Jevtiq kishte shpërndarë njoftime që bëjnë thirrje për mobilizim të veteranëve të ushtrisë serbe, për, siç thuhet, “çlirimin përfundimtar të tokës së shenjtë” – referuar Kosovës.

Në mbrëmjen e së dielës, 47-vjeçari nga Krushevaci shihet në disa video me një grup njerëzish, përfshirë deputetin Strahinja, teksa këndojnë këngë nacionaliste serbe – që shpërfaqin pretendimet territoriale mbi Kosovën.

Në postimet ndër vite, Jevtiq e konsideron veten serb dhe rus, teksa shpreh haptas përkrahjen për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, përmes simbolit Z.

Ky simbol u vizatua në mjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave që përcollën ngjarjet e dhunshme në veri.

Para nisjes për Kosovë, Jevtiq kishte shpërndarë mesazhe përkrahëse të sulmeve ndaj KFOR-it dhe Policisë.

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy serbët janë arrestuar nga policia, ndërsa të dhënat nga hetimet tregojnë se këta personat po hetohen për lidhjet e tyre me “Brigadën 72” e cila është brigade ushtarake, e destinuar për operacione të veçanta, sabotim dhe kundërsabotim, kryengritje dhe zbulim si dhe kundërterrorizëm në ushtrinë e Serbisë.

Dy personat e arrestuar janë Ivan Sekuliq nga Beogradi dhe pasagjeri Sinisha Jevtiq nga Krushevaci.

Tags: arrestimkoshareserbi
ShareTweetShare
Previous Post

The Guardian: Britanikët të shqetësuar që SHBA dhe BE po e ndëshkojnë Kurtin

Next Post

LAJMI I FUNDIT: Lëndohet një polic në veri

Next Post
Pa viza nga viti i ardhshëm mund të udhëtojnë veç ata që kanë pasaporta të Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Lëndohet një polic në veri

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.