GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Serbët provokojnë me harta edhe në konferenca dhe seminare – delegacioni kosovar reagon ashpër!

02/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Serbët provokojnë me harta edhe në konferenca dhe seminare – delegacioni kosovar reagon ashpër!
Share on FacebookShare on Twitter

Nga data 22-24 nëntor, në Zagreb është mbajtur Konferenca për Sigurinë Ushqimore në kuadër të Programit “Better Training for Safer Food Initative (BTSF)”, Organizator i takimit ishte Komisioni Evropian, ndërsa pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe të disa vendeve të BE-s. Qëllimi i takimit ishte siguria ushqimore, politikat e BE-së, legjislacioni dhe rregulloret të cilat e rregullojnë sektorin e sigurisë ushqimore. 

Në konferencë ishin të ftuar rreth 130 pjesëmarrës nga institucionet qeveritare, agjencionet e sigurisë ushqimore si dhe bizneset private, të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve të kafshëve shtëpiake. Në konferencë u prezantua puna dhe përvoja e vendeve të BE-s në këtë sektor si dhe përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fokusi kryesor ishte përafrimi i bazës ligjore nacionale me legjislacionin e BE-së, me theks në mbrojtjen e shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Delegacioni serb, në prezantimin e gjendjes se këtij sektori, fillimisht e paraqiti Kosovën si territor të tyre, duke prezantuar madje edhe të dhëna tjera të rrejshme.

Duke mos u pajtuar më prezantimin e palës serbe, përfaqësuesi nga Kosova, Hysni Nura, Udhëheqës i Divizionit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Siguri Ushqimore (Zyra e Kryeministrit) i reagoi palës serbe, duke ua bërë me dije jo vetëm atyre  por edhe pjesëmarrësve tjerë në takim, se prezantimi serb jo vetëm që ishte i rrejshëm, por edhe provokim, duke përfshirë Kosovën brenda hartës së Serbisë.

Fillimisht Nura, në reagimin e tij, ia bën më dije prapë palës serbe dhe pjesëmarrësve tjerë se vjen nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, duke i informuar gjithashtu së nga viti 1999, Kosova me më shumë së 10.000 km katrorë të prezentuar brenda hartë së Serbisë, nuk janë të sakta. Kosova nuk është më pjesë e territorit serb ashtu si u prezentua nga përfaqësuesi i Serbisë, por Kosova është shtet i pa varur. Prandaj të dhënat e prezentuara në këto sllajde janë të pa vërteta dhe së nuk qëndrojnë.

Në reagimin e tij, Nura, po ashtu bënë thirrje qe mos të këtë provokime dhe eventualisht debate të tilla, sepse qëllimi i takimit të sotëm, i organizuar nga KE, është shkëmbimi i njohurive dhe e përvojave profesionale, në fushën e sigurisë ushqimore me të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende aspirojnë të jenë anëtare të BE-së. 

Pas reagimit nga pala kosovare, përfaqësuesi i Serbisë, u mundua të arsyetohet se kinse prezentimi i tij, nuk ishte provokim, duke bërë thirrjen se: “hajt le ti largojmë dy sllajdet e para” duke ju referuar prezentimit te tij në të cilin Kosova paraqitej pjesë e territorit serb, por të këtë sa më shumë bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e sigurisë ushqimore. Reagimi i delegacionit të Kosovës, hasi në mirëkuptim edhe nga ana e organizatorit.

Tags: delegacioni kosovarHartaKonferenca seminareProvokimreagonserbet
ShareTweetShare
Previous Post

Policia largohet nga vendi ku Sokol Halili u vetëvra

Next Post

Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet në ndeshjet Gana – Uruguai e Koreja e Jugut – Portugalia

Lajmet e fundit

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.