Nga data 22-24 nëntor, në Zagreb është mbajtur Konferenca për Sigurinë Ushqimore në kuadër të Programit “Better Training for Safer Food Initative (BTSF)”, Organizator i takimit ishte Komisioni Evropian, ndërsa pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe të disa vendeve të BE-s. Qëllimi i takimit ishte siguria ushqimore, politikat e BE-së, legjislacioni dhe rregulloret të cilat e rregullojnë sektorin e sigurisë ushqimore.
Në konferencë ishin të ftuar rreth 130 pjesëmarrës nga institucionet qeveritare, agjencionet e sigurisë ushqimore si dhe bizneset private, të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve të kafshëve shtëpiake. Në konferencë u prezantua puna dhe përvoja e vendeve të BE-s në këtë sektor si dhe përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fokusi kryesor ishte përafrimi i bazës ligjore nacionale me legjislacionin e BE-së, me theks në mbrojtjen e shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Delegacioni serb, në prezantimin e gjendjes se këtij sektori, fillimisht e paraqiti Kosovën si territor të tyre, duke prezantuar madje edhe të dhëna tjera të rrejshme.
Duke mos u pajtuar më prezantimin e palës serbe, përfaqësuesi nga Kosova, Hysni Nura, Udhëheqës i Divizionit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Siguri Ushqimore (Zyra e Kryeministrit) i reagoi palës serbe, duke ua bërë me dije jo vetëm atyre por edhe pjesëmarrësve tjerë në takim, se prezantimi serb jo vetëm që ishte i rrejshëm, por edhe provokim, duke përfshirë Kosovën brenda hartës së Serbisë.
Fillimisht Nura, në reagimin e tij, ia bën më dije prapë palës serbe dhe pjesëmarrësve tjerë se vjen nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, duke i informuar gjithashtu së nga viti 1999, Kosova me më shumë së 10.000 km katrorë të prezentuar brenda hartë së Serbisë, nuk janë të sakta. Kosova nuk është më pjesë e territorit serb ashtu si u prezentua nga përfaqësuesi i Serbisë, por Kosova është shtet i pa varur. Prandaj të dhënat e prezentuara në këto sllajde janë të pa vërteta dhe së nuk qëndrojnë.
Në reagimin e tij, Nura, po ashtu bënë thirrje qe mos të këtë provokime dhe eventualisht debate të tilla, sepse qëllimi i takimit të sotëm, i organizuar nga KE, është shkëmbimi i njohurive dhe e përvojave profesionale, në fushën e sigurisë ushqimore me të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende aspirojnë të jenë anëtare të BE-së.
Pas reagimit nga pala kosovare, përfaqësuesi i Serbisë, u mundua të arsyetohet se kinse prezentimi i tij, nuk ishte provokim, duke bërë thirrjen se: “hajt le ti largojmë dy sllajdet e para” duke ju referuar prezentimit te tij në të cilin Kosova paraqitej pjesë e territorit serb, por të këtë sa më shumë bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e sigurisë ushqimore. Reagimi i delegacionit të Kosovës, hasi në mirëkuptim edhe nga ana e organizatorit.