Në Mitrovicën e Veriut është vendosur një stendë ku po nënshkruhet peticioni për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Stenda për nënshkrim është ngritur që nga dita e djeshme në afërsi të përmendores së Car Llazarit, përndryshe mbretit serb i cili e ka humbur Betejën e Kosovës, dhe deri më tani peticioni është nënshkruar nga “disa qindra qytetarë”, transmeton Gazeta Papirus.
Nënshkrimi i peticionit ka filluar dje në afërsi të pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në afërsi të urës së Bistricës, në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq, ku është organizuar edhe një protestë kundër Policisë së Kosovës, raporton Radiokontaktplus.org.
Siç është paralajmëruar, peticioni do të “qarkullojë” në veri në ditët në vijim.