GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Serbët e Graçanicës thonë se nuk kanë probleme me fqinjët shqiptarë

18/05/2023
në Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Serbët e Graçanicës thonë se nuk kanë probleme me fqinjët shqiptarë
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth rrugës jetojnë kryesisht serbët, ndonëse ka edhe biznese me pronarë shqiptarë. Në qendër të fshatit Uglar të Graçanicës, i cili gjendet në afërsi të Fushë-Kosovës mësohet lirshëm gjuha serbe, në çerdhe e shkolla.

Situata e sigurisë është shumë e qetë, ndryshe nga e marta.

“Tre ankuesit meshkuj kosovarë (të mitur) kanë njoftuar se derisa ishin duke luajtur në oborrin e shkollës nga një veturë në lëvizje është shtënë tri herë me armë në drejtim të panjohur. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja të kalibrit të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Për këtë rast, Lista Serbe, subjekti më i madh i komunitetit serb, fajëson shqiptarët.
Ata pretendojnë se persona që kanë shtënë flisnin shqip. Kjo parti, gishtin e drejton kah kryeministri Albin Kurti i cili sipas tyre po hesht ndaj këtyre rasteve.

As vetë raportuesit, që dyshohet se janë prindërit e këtyre nxënësve, nuk kanë thënë se në veturë dëgjuan dikë të fliste shqip.

Madje as nuk kanë raportuar se është shtënë në drejtim të shkollës, ashtu siç pretendon Lista Serbe.

Përkundër kësaj ngjarje mësimi në këtë shkollë ka vazhduar edhe sot, pa asnjë problem.

“Ka 30 minuta që drejtoreshën e kësaj shkolle po mundohemi që ta bindim që të flasë para kamerës, por pa sukses. Megjithatë e njëjta thotë se deri më tani asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë problem nga fqinjët shqiptarë këtu që banojnë afër ose edhe kalimtarët. Sa i përket çështjes së sigurisë pamjet tregojnë vet. Dyert e shkollës janë të hapura ndërkaq qarkullimi vazhdon normalisht”.

Me rastin është duke u marrë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Me të pranuar informatën prokurori kujdestar nga Policia e Kosovës menjëherë i ka autorizuar të njëjtit që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, me qëllim që të sqarohen rrethanat e këtij rasti dhe të identifikohen kryerësit e këtij akti”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Nga asnjëri institucion nuk është konfirmuar nëse ka të dyshuar ose arrestuar, e po ashtu nuk është thënë se incidenti mund të ketë karakter ndër-etnik.

Në këtë market punojnë një burrë dhe një grua të cilët po ashtu thonë se asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë problem me fqinjët shqiptarë.

Këtë e vërteton edhe kjo bisedë me një serbe tjetër në qendër të fshatit, të cilën mund ta dëgjoni në linkun më poshtë.

Tags: Graçanicakosovakosovaretserbet
ShareTweetShare
Previous Post

Goditet grupi i trafikantëve të drogës dhe armëve në Maqedoni, arrestohen 15 persona

Next Post

Sherr me thika në burgun grek, 30-vjeçari shqiptar plagos bashkëkombësin e tij

Next Post
Shqipëri/ Vazhdojnë votimet edhe në burgje, në Fier kanë votuar deri më tani 420 të dënuar

Sherr me thika në burgun grek, 30-vjeçari shqiptar plagos bashkëkombësin e tij

Lajmet e fundit

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.