Bisedimet dypartiake në Senatin e ShBA-së po marrin formë për të ndërmarrë veprime më agresive mbi statusin tregtar të Rusisë.
Fillimisht, kishte pasur një marrëveshje dypartiake dhe dydhomëshe për të revokuar “marrëdhëniet e përhershme normale tregtare” (PNTR), që Rusia dhe Bjellorusia gëzojnë me Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.
Por, Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi atë gjuhë, kështu që projektligji që kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili do të ndalonte importet ruse të energjisë, kërkonte thjesht një rishikim të statusit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Tani, Kryetari i Financave të Senatit Ron Wyden tha se po angazhohet në bisedime me autorët kryesorë të taksave në Kongres dhe administratën e Biden për këtë çështje.
“Unë besoj se rusët, sjellja çnjerëzore e Rusisë, nuk e justifikon atë të marrë frytet e komunitetit ndërkombëtar”, tha Wyden për.
Senatori Mike Crapo tha se ndoshta nuk do ta mbështeste projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve pa një gjuhë më të fortë mbi statusin tregtar, dhe bëri të qartë se do të kishte një përpjekje për ta ndryshuar atë.