Semi Jaupaj ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Zemër Luana”. Semi u bë pjesë e një sfide që kishte të bënte me zbulimin e sekreteve të personazheve të ndryshëm të showbizit.
Nëse refuzonte të përgjigjej duhej të kthente nga një shots me pije të shëmtuar në shije.
Një nga këto personazhe për Semin ishte këngëtari Flori Mumajesi i cili së fundmi ka treguar që nuk ndihet aq i vlersuar për muzikën që bën dhe videot e tij kanë berë jehonë në rrjet.
Semi zbuloi një sekret të tij për të gjithë ne, duke thënë që Flori është më i ndjeshëm sesa duket.