Selmanaj me anë të një postimi në Facebook i ka quajtur “populistë” qeveritarët, duke thënë se ata kujdesen për popullin derisa ua marrin votën, por që pastaj sipas tij popullit “i hipin në qafë”,Postimi i plotë i Selmanajt:
Në fillim ju thanë qytetarëve mos u ngrohni me dru se po dëmtohen pyjet, pastaj ju thanë mos u ngrohni me qymyr se po ndotet ambienti, kur qytetarët mbeten pa asnjë rrugë tjetër dhe u orientuan ka ngrohja me energji, atëherë del qeveria dhe ua shtrenjton deri në 100% çmimin e energjisë.
E me çka të ngrohen njerëzit?!!!
Mos u befasoni, popullistët të tillë janë. Kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hypin në qafë popullit.
Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë.