Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka publikuar një foto me ish presidentin Thaçi, duke i reaguar deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ,i cili tha dje se deklarata e pavarësisë së Kosovës u dha në mënyrë të përshpejtuar në vitin 2008 dhe se deklarimi nuk u bë nga njeriu i duhur, shkruan /Gazeta Papirus/
Statusi i tij i plotë :
Ngjarjet historike ndodhin në kohë!
Paramendoje dikush sot po pretendojka me i seleksionu ata që tashmë janë pjesë e ngjarjeve të mëdha historike!
Historia nuk krijohet me dëshira e as me inate politike, përkundrazi në histori mund të hynë vetem ata që kanë bërë vepra në shërbim të atdheut!
Deshtëm apo nuk deshtem Hashim Thaqi është kryeministri që e ka lexuar deklaratën e shpalljës së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik!
Hashim Thaqi dhe liderët tjetë të UÇK-së në Hagë do të bëhen pjesë edhe e një ngjarje tjetër historike- FITORËN e tyre dhe të Kosovës ndaj një padrejtësie historike!
Të gjithë shqiptarët duhet t’i gëzohen fitoreve të Kosovës.
Edhe une mbase ndoshta isha njeri me fat që isha pjesë e asaj seance dhe një nga deputetët nënshkrues të deklaratës së pavarësisë!
Kjo tashmë nuk mund të ndryshohet!
Urime!