Në kuadër të zhvillimeve të fundit në vend, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka shkruar se sot do të bëhet raport për veprimet që do të ndërmerren nga ndërkombëtaret ndaj Kosovës.
Në një postim në Twitter, Selimi ka thënë se Kosova nuk e ka një afat të vështirë, por sot duhet të merret një vendim.
Ai shpjegon edhe raportet që pritet të bëhen në fund të ditës nga Lajcak dhe Escobar tek eprorët e tyre për planin e de-përshkallëzimit.
Pas kësaj pritet që SHBA dhe BE të vendosin për veprimet që do të ndërmarrin ndaj Kosovës dhe situatës në të cilën ndodhemi.
“Mediat kosovare raportojnë për një “afat” sot. Nuk mendoj se ka një afat të vështirë për qeverinë e Kosovës. Lajçak dhe Escobar do t’u raportojnë institucioneve të tyre nëse Kosova miratoi planin e de-përshkallëzimit. Atëherë BE-ja dhe SHBA-ja do të vendosin nëse dhe çfarë “pasojash” meritojnë këto veprime.” ka shkruar Selimi.
Vlen të theksohet se në mbledhjen e 145-të të qeverisë, e cila po mbahet këto ditë, kryeministri Kurti nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje