Selim Selimi i AAK-së ka vazhduar akuzat e ashpra të partisë së tij ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me një ngjarje të pretenduar ku sipas tyre Kurti para disa vitesh ishte kapur nga Policia e Kosovës në një veturë me disa serbë që ishin agjentë të BIA-s.
Me anë të një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se Kurti ishte takuar i mbuluar me qebe me disa kriminelë serbë, shkruan lajmi.net.
“Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e KM Kurti dhe politikanëve me korrespodencë. Amerika është partner e vendimet e saj janë shpëtim”, ka shkruar ai.
Selimi këto komente i ka bërë pasi që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ia ka përmendur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj takimin me Milan Radojiçiqin në zyrën e kryeministrit.
Postimi i plotë i Selimit:
Sot paskan folur ata që janë politikan me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përderisa KM i tashëm është takuar me kriminelë serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njëjtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës.
Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e KM Kurti dhe politikanëve me korrespodencë. Amerika është partner e vendimet e saj janë shpëtim.
Krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne, çdo tentim për të kthyer kto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri ska vizion por ka mllef, mllef ndaj popullit të saj.
Historia absolvon!