Sado që Albin Kurti dhe terroristët e tjerë veteranë të përpiqen të sulmojnë serbët me aktakuza të fabrikuara dhe të rishkruajnë natyrën e vërtetë të aksionit antiterror në Reçak, ne nuk do t’i lejojmë ata ta bëjnë këtë”, ka deklaruar ministri i punës në qeverinë serbe, Nikolla Selakoviq dhe ka pretenduar se Reçaku “ishte dhe mbetet veprim ligjor dhe legjitim i ushtrisë dhe policisë sonë kundër formacioneve terroriste të UÇK-së”, duke zbuluar haptas se politika zyrtare serbe është vetëm vazhdim i politikës së krimit dhe gjenocidit të kriminelit dhe ish-të burgosurit të Tribunalit të Hagës, Sllobodan Millosheviq.
“Në ditën e sotme, para 24 vjetëve, forcat e sigurisë së Serbisë dhe RFJ-së kryen një operacion antiterrorist në të cilin eliminuan një “grup terrorist” në fshatin Reçak në territorin e komunës së Shtimes”, ka shkruar Sellakoviq në Instagram.
Manipulimi i shkathët i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare nën firmën e OSBE-së dhe nën udhëheqjen e William Walker-it e shndërroi këtë aksion antiterrorist në shkak të agresionit të NATO-s kundër atdheut tonë në vitin 1999”, ka pretenduar shërbëtori besnik i Vuçiqit.
“Sado që Kurti dhe terroristët e tjerë veteranë të përpiqen të sulmojnë serbët me “akuza të sajuara” dhe të “rishkruajnë natyrën e vërtetë të aksionit antiterrorist”, ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë, përderisa ka serbë të ndershëm dhe seriozë, të tillë si presidenti Aleksandar Vuçiq, gjyqtarja Danica Marinkoviq dhe Ivan Todosijeviq. Shumica dërrmuese prej nesh jemi të tillë, dhe për sa kohë që ne të ekzistojmë, do t’u themi fëmijëve tanë, por edhe gjithë botës, se Reçaku ishte dhe mbetet një veprim ligjor dhe legjitim i ushtrisë dhe policisë sonë kundër formacione terroriste të UÇK-së dhe ata që me të gjitha forcat u përpoqën ta portretizojnë ndryshe, nuk janë gjë tjetër veçse bashkëpunëtorë të terroristëve, të cilin e dëshmuan duke kryer krim dhe agresion ndaj vendit tonë”, ka shkruar Selakoviq në profilin e tij në Instagram, duke numëruar viktimat e bombardimeve dhe duke “harruar” t’i përmend viktimat e gjenocidit serb dhe dëbimit të më shumë se një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre si dhe shkatërrimin dhe djegien e më shumë se 120.000 objekteve nëpër Kosovë.