Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri.
Sipas PK-se, një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale.
‘Aksioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës”, njofton policia.