GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sekuestrohen rreth katër tonë marijuanë në Vallandovë

13/12/2024
në Ballina, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:2 mins read
Sekuestrohen rreth katër tonë marijuanë në Vallandovë
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth katër tonë marijuanë janë konfiskuar nga një person juridik në fshatin Josifovo-Vallandovë nga punonjësit policorë të Departamentit të Policisë Kriminale-Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë dhe SPB Strumicë-DPB Vallandovë, njoftojnë nga MPB.

“Konkretisht, në fund të muajit tetor dhe fillim të nëntorit 2024 në personin juridik për prodhim, tregti dhe shërbime me aktivitet prioritar, kultivim të kulturave tjera shumëvjeçare dhe licencë të fituar për kultivimin e marijuanës për qëllime mjekësore, është kryer kontroll nga Komisioni në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, me kërkesë të MPB-së, dhe në prani të zyrtarëve policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe SPB Strumicë – DPB Valandovë. Gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi të shumta në lidhje me marihuanën e prodhuar për qëllime mjekësore, dhe është njoftuar prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike Gjevgjeli, i cili ka dhënë urdhër për bastisje të personit juridik, me urdhër të lëshuar më parë nga gjyqtari i procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Gjevgjeli dhe Komisioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë për plotësimin e kushteve për hapësirë, pajisje dhe personel për marrjen e miratimit për prodhimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

Nga kontrolli u konstatua se në 500 kuti me rreth 1390 kilogramë, të cilat deklaroheshin me etiketë të ngjitur në çdo ambalazh si me lule të thatë THC, përmbajtja e paketimeve nuk përputhej me deklaratën. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në paketimet që deklarohen se përmbajnë lule të thatë marihuanë me THC. Nga ekspertiza u konstatua se përmbajtja e pakove është e falsifikuar, pra në vend të luleve të thata të marihuanës përmbajnë mbetje, degë, gjethe, biomasë dhe një pjesë shumë të vogël të luleve të thata të vogla të copëtuara, duke kryer veprën penale nën Neni 95C dhe neni 29G i Ligjit për lëndë narkotike.

DPB Vallandovë dhe NJPI kanë kryer kontrolle dhe kanë thirrur për intervistim zyrtar 16 persona, mes të cilëve pronarë të personit juridik, ish-drejtues, sigurim, si dhe punëtorë të cilët janë angazhuar për të prerë dhe pastruar marijuanën. U konstatua se rreth 1390 kilogramë marijuanë ishte e falsifikuar, si dhe u konstatua se biomasa me THC me një kilogram total prej 1629 kilogramë, për të cilën personi juridik ishte i obliguar ta asgjësoj dhe të pastaj njoftojë Ministrinë e Shëndetësisë, por të njëjtën nuk e ka bërë dhe gjatë kontrollit është kapur e njëjta tek personi juridik. Gjithashtu është konstatuar se mungojnë rreth 11 kilogramë marijuanë e varietetit “bulk globeri” dhe nuk është dhënë asnjë provë për vendndodhjen e saj.

Nga MPB thonë se komisioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka përgatitur vendim për heqjen e licencës për prodhimin e marijuanës për qëllime mjekësore të personit juridik.

Tags: 4 tonë marijuaneMaqedoni e VeriutSekustrohet marijuana
ShareTweetShare
Previous Post

Rebelët sirianë kapin një sasi të madhe të drogës Captagon

Next Post

Elon Musk njeriu më i pasur në botë

Next Post
Elon Musk njeriu më i pasur në botë

Elon Musk njeriu më i pasur në botë

Lajmet e fundit

Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.