10 fishekë të kalibrit 7.62mm janë sekuestruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shkuarje, te një i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekët.
“Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është inicuar si “Armëmbajtje pa leje”.