Policia kufitare ka parandaluar një rast kontrabande dhe ka sekuestruar 3 mijë kilogram mish me prejardhje nga Brazili.
Ata kanë arritur të identifikojnë një automjet kombi pa targa, i drejtuar nga një kosovar i cili përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në Kosovë nga territori i Maqedonisë.
“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për t’iu shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3.000 (tre mijë) kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në komunikatën për media.
Rasti është trajtuar nga patrulla e Policisë Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.