Në këtë protestë, ka folur edhe Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate. Ai ka pasur shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se “e ka njollosur, baltosur e rrëzuar për toke” sektorin privat, raporton Demokracia.com.
“Kam një pyetje për kryeministrin. Pse në ditë vikendi, në ditë feste, na bëre që të protestojmë…Kërkesat tona që para një viti i parashtruam këtu dhe dolëm që ta njoftojmë opinionin, se deri ku kemi arritur. Sindikata bëri të pamundurën, luftoi për secilin punëtor, në çdo cep, në çdo korridor, në qeveri dhe kryeministri, por realisht dhe fatkeqësisht ajo qeveri e cila na premtoi se do të sjellë mrekulli, deri më tani realizimet e premtimeve dhe obligimeve, po thuajse nuk bëri asgjë. Kryeministër e dijmë edhe pronarët e kompanive, na keni njollosur, na keni baltosur, na keni rrezuar për toke”, tha ai.
Vlen të theksohet se për sot është paralajmëruar edhe një protestë tjetër.
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist proteston nga ora nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes.