Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj vendimit të Vetëvendosjes që të bojkotoj debatet në televizione.
“Meqë s’po munden me ia mbyllë gojën mediave, po dojnë me ia mbyllë veshët qytetarëve. E qysh me i besu një qeverie që thotë “mbyllni veshët”, e për më tepër, i ik debateve? Veç ata që kanë diçka për me fshehë i tuten pyetjeve. Veç ata që nuk dojnë racionalitet në diskutim thonë “mbyllni veshët”!”, ka shkruar ai.
Sejdiu thekson se demokracia nuk funksionon me heshtje dhe shmangie, por funksionon me llogaridhënie, ballafaqim idesh, dialog dhe debat të hapur.