Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se zgjedhjet e 9 shkurtit do të sjellin rritje të dukshme për partitë opozitare, ndërsa ka parashikuar rënie për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Sejdiut, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë shanse të mira për të rritur përkrahjen elektorale, ndërsa për Vetëvendosjen rënia është evidente në shumicën e komunave.
“Çka mendoj se do të jetë përcaktuese sa i përket votës është se ku do ta shohim rënien më të madhe të Vetëvendosjes. Në çdo qytet Vetëvendosja ka rënie. Nuk ka komunë në Kosovë sot, prej asaj që kam parë ku Vetëvendosja shënon rritje dhe nuk i ndihmon fare edhe performanca në nivel komunal që e ka pasur me komunat në të cilat ka administruar”, tha Sejdiu në Rubikon.