Dardan Sejdiu, njohës i çështjeve politike ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur t’i përmbyllë tri punë deri me sot, ku njëra ndër to është Ligji për Paga.
Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se dy punët e tjera të cilat do të duhej të kryheshin nga qeveria janë edhe Ligji për Sigurime Pensionale dhe Invalidore, por edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore, shkruan lajmi.net.
“Tri punë është dashur të përmbyllen deri sot nga kjo qeveri: 1. Ligji për paga, 2. Ligji për Sigurime Pensionale dhe Invalidore, dhe 3. Ligji për Sigurime Shëndetësore”, ka thënë Sejdiu.
Kujtojmë se qeveria është duke u përballur me kritika të shumta, por edhe me protesta sa i përket ligjit të pagave, ndryshimeve në ligjin e tërheqjes së kursimeve pensionale në Trust, mospagesave të stafit shëndetësorë dhe të tjera.