Rënia në gjurmë të saj, nuk ishte kafshatë e vështirë për Kiksin.
Gruaja nga Gjakova për të cilën kishim dëgjuar se ishte “magjistare” ishte e njohur për të gjithë rrethinën dhe më gjerë, andaj kontakti i saj u gjet menjëherë.
Por, kaq i thjeshtë nuk ishte edhe caktimi i një takimi me të.
Për dy javë rresht, ekipi i emisionit tentoi të linte një takim me të në Gjakovë për të parë se çfarë vërtetë bën ajo.
Përmes telefonit ajo i tha gazetares se ndodhet jashtë vendit. Për çudi, asaj nuk i interesonte fare se kush po e telefononte, por pa pyetur e dinte menjëherë se për çfarë ishte kontaktuar.
Kjo pasi ndoshta ajo është mësuar ta merrnin në telefon njerëz që kërkojnë ndihmën e saj.
Më në fund, takimi i shumëpritur me magjistaren u caktua.
Të martën e 21 majit, ekipi mbërriti në Gjakovë. Para takimit me nikoqiren, fokusi ishte të kuptohej se sa e njohur është “Magjistarja e Gjakovës” për punën e saj.