Analisti i partisë në pushtet Sadri Ramabaja ka drejtuar gishtin te KFOR-i italian dhe ai hungarez në lidhje me ikjen e kryeorganizatorit të sulmit në Banjskë më 24 shtator, Milan Radojiçiq.
Sipas tij, segmente të KFOR-it e kanë organizuar ikjen e tij më 24 shtator.
“Jam i bindun se ti e di kush e ka organizu ikjen e tij, segmente të KFOR-it sipas gjitha gjasave, segmente të KFOR-it italian dhe hungarez”, i tha Ramabaja analistit Mirena në Pressing.
“Komanda qendrore sigurisht jo, por segmente të KFOR-it”, tha ai.
“Nuk është e nevojshme me orinetu shigjetën mes nesh kur e dim qartë që loja ka qenë që ta bëjnë akt të kryer pushtimin e veriut të pushtimit të Kosovës dhe pikërisht ato segmente pozicionohen ngjashëm siç është historia e Qipros”, tha ai.