Ali Sefaj nga Sindikata e Shërbyesve Civil ka thënë se do ta dërgonin në Gjykatën kushtetuese përmes Avokatit të Popullit, Ligjin për Zyrtarët Publikë, po mos ta dërgonte PDK dhe LDK.
Sefaj në emisonin “Ditari” në Tëvë1, tha se ky Ligj rrënon atë që është arritur në administratën shtetërore.
“Dy parti politike e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetues, sikurse mos ta dërgonin ato, ne ishim në përgatitje që ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, nëpërmjet Avokatit të Popullit, për arsye se besojmë se ky ligj e rrënon atë që është arritur në administratën shtetërore dhe nuk garanton reformë të mirëfilltë dhe bie në kundërshtim me marrëveshjet që i kemi me BE-në”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se presin që ky Ligj të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, personat që Qeveria i ka angazhuar për këtë proces, nuk janë njohës të administratës shtetërore.
“Mendoj që njerëzit që Qeveria i ka angazhuar për këtë proces, nuk janë njohës të administratës. Ky ligj ka pasur mundësi të hartohet një ligj i mirë, mirëpo qeveria nuk ia ka arritur”, tha Sefaj.