Ali Sefaj, njëri nga organizatorët e protestive kundër rritjes së çmimit të rrymës, ka paralajmëruar hapa të tjerë, transmeton Gazeta Papirus.
Në emisionin FIVE në Dukagjini, Sefaj deklaroi se rritja e çmimit është një përpjekje e hapur për të dëmtuar qytetarët ekonomikisht dhe përpjekje për vjedhje.
“Kanë bërë përpjekje me na vjedh, ky është veç një përpjekje për arsye se ne kemi me i ndjek rrugët ligjore. Dhe do të protestojmë çdo javë në shesh, ndoshta më shumë se një herë në javë. Në rast se ata nuk do t’i thirrin arsyes. Dhe besojmë që Kuvendi i Kosovës do t’i thërras të deleguarit e tyre, që ia kanë huqur dhe nuk e kanë luajtur rolin e rregullatorit se s’e kanë mbrojtur interesin publik. Kjo thjesht është veç një tendencë për të na vjedhur. Mirëpo unë besoj se kjo është veç një premtim, sepse për arsye do të mbetet në tentativë”, ka thënë Sefaj.