Por, analisti Ali Sefa theksoi se Prokuroria duhet të sqarojë nëse pretendimet e ministres janë të vërteta ose të dalë publikisht për t’i hedhur poshtë ato, sepse po nxitet urrejtje midis qytetarëve, njofton Klankosova.tv.
“Prokuroria do duhej të vepronte të konfirmonte, se a janë të vërteta pohimet që thotë ministrja Albulena Haxhiu, ose t’i thojë publikut që veprimet e tyre dhe PZAP-ja ta dënoj për arsye se kjo është fjalor, e cila nxit urrejtje dhe mosdurim”, tha Sefa, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.