Seanca e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 16 qershor.
Kështu ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Data është vendosur gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit që është mbajtur të hënën.
Ndërkohë, jashtë objektit të Kuvendit ka eskaluar protesta e veteranëve.
Veteranët duan që të përfshihen në ngritjen e pagës minimale.
Pos Kuvendit, Policia e Kosovës ka rrethuar edhe objektin e Qeverisë.