Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar Kujtim Shalën për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputeten Dr. Hykmete Bajrami për udhëheqëse të Grupit Parlamentar të LDK-së, transmeton Gazeta Papirus.
Sipas Abdixhikut, propozimi ka marrë mbështetjen e strukturave të partisë, përfshirë Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e LDK-së, dhe pritet që të dy emrat të formalizohen në pozitat përkatëse në ditët në vijim.
“Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në një postim publik.
I plotë:
Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.
Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.
Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës. ✌️