GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Së shpejti vjen në Kosovë vaksina për mbrojtje nga kanceri në mitër

16/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Vaksina kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës, do të jepet edhe në Kosovë, nisur nga ky vit.

Papilloma virusi transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës te gratë.

Sipas onkologëve në Prishtinë, kjo formë e kancerit është e dyta për nga shpeshtësia e shfaqjes te gratë, pas kancerit të gjirit.

“[Në Kosovë], me kancer të qafës së mitrës paraqiten më shumë 100 gra në vit, kurse, së bashku edhe me kancerin e vezoreve, ky numër shkon deri në 170”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ilir Kurtishi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur për REL-in se për këtë vit, ka porositur 300 doza të vaksinës kundër papilloma virusit.

Fillimisht do të mund ta marrin personat vullnetarë apo ata që kanë predispozita gjenetike, ndërsa, nga viti i ardhshëm, vaksina do t’i shtohet kalendarit të rregullt të vaksinimit, që nxjerr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Vaksina do të mbetet e rekomandueshme, ndryshe nga disa vende që e kanë të detyrueshme për grup-mosha të caktuara.

Vaksina, sipas autoriteteve shëndetësore, do të jepet te vajzat e moshës 12 deri në 16 vjeçe.

Fetije Fetaj, zëvendësshefe për imunizim në IKSHPK, thotë se në listë të pritjes janë disa paciente, të cilave imunizimin me këtë vaksinë ua kanë rekomanduar mjekët.

“Vaksinat janë siguruar, jemi duke pritur që brenda disa ditësh ose javësh të arrijnë fizikisht në Kosovë. I kemi disa raste, kemi marrë kontaktet e tyre, numrat e telefonit dhe, në momentin që të arrijnë vaksinat, ato të do vijnë të imunizohen. Janë në pritje tri paciente…”, thotë Fetaj.

Në bazë të studimeve të bëra së voni nga organizata “Cancer Research”, me seli në Britani, vaksina HPV zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.

Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, OBSH-ja rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual.

Nisur nga këto vlerësime, Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës, thotë se është momenti i fundit që IKSHPK-ja ta fusë këtë vaksinë në kalendarin e rregullt të imunizimit.

“Preventiva është më e mirë, më efikase, me kosto më të ulët dhe me përfitime më të larta, krahasuar me mjekimin pas diagnostikimit eventual të sëmundjes”, thotë ai.

Pse është vonuar Kosova?

Bujar Vitija, gazetar në revistën kosovare “Shneta”, i cili përcjell kryesisht sektorin e shëndetësisë, thotë se një nga arsyet që kjo vaksinë nuk është dhënë deri më tash në Kosovë, është çmimi i lartë i saj dhe mungesa e kapaciteteve të Ministrisë së Shëndetësisë për ta mbuluar.

“…megjithatë, kjo nuk e arsyeton mungesën e saj. Duhet të theksojmë se kanceri i qafës së mitrës është ndër llojet më të shpeshta në botë, por edhe në Kosovë. Prandaj, është e domosdoshme që ta kemi vaksinën për të parandaluar sëmundjen dhe për të mbrojtur shëndetin e grave”, thotë Vitija për Radion Evropa e Lirë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, REL-it nuk i janë dhënë detaje rreth çmimit.

Nga IKSHPK-ja thonë se për vitin e ardhshëm – kur HPV do të futet në kalendarin e vaksinimit të rregullt – kanë kërkuar 5,000 doza.

HPV në kalendarin e vaksinimit të disa vendeve të rajonit
Nga vendet fqinje të Kosovës, Shqipëria ka paralajmëruar futjen e vaksinës HPV në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Në Maqedoninë e Veriut, kjo vaksinë është në kalendar, ndërsa nga viti 2013 është obligative për grup-moshën 12 deri në 26 vjeçe dhe jepet në tri doza.

Në kalendarin e vaksinimit të Serbisë është po ashtu HPV, por vaksina nuk është e obligueshme, është e rekomanduar.

Në vitin 2020, Mali i Zi ka ndarë buxhet për vaksinën HPV, por ato mjete janë përdorur për nevojat e trajtimit të pandemisë COVID-19, e cila ka shpërthyer në atë vit.

Sipas autoriteteve në këtë vend, vaksinimi me HPV do të bëhet prioritet kur të ketë një situatë më të favorshme epidemiologjike me COVID-19.

Vaksina HPV jepet edhe në Bosnje e Hercegovinë, ndonëse nuk është e obligueshme.

Tags: KanceritkunderMitershendetesivaksina
ShareTweetShare
Previous Post

Hisen Berisha : VV e lëshuan edhe një “bajrak”!

Next Post

Mehaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të furnizohet me armatim

Next Post

Mehaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të furnizohet me armatim

Lajmet e fundit

Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.