Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, z. Antony Blinken.
Përmes një letre zyrtare dhe postimi ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Sekretarit Blinken për Kosovën gjatë viteve të kaluara.Mirëserdhët Sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar.” është shprehur ajo.
“Rrugët tona takohen përsëri me z. Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku.” ka shtuar më tej Ministrja Haradinaj-Stublla