GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Scholz aterron nesër në Kosovë, a do të vijë me një lajm të mirë për vizat

09/06/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Scholz aterron nesër në Kosovë, a do të vijë me një lajm të mirë për vizat
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz do të vizitojë Kosovën më 10 qershor, në një vizitë dy-ditore në Ballkan. Vizita e tij vjen disa muaj pas vizitës së ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila u takua me Kurtin e Muratin, duke vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe dialogu, ndërsa premtoi se Gjermania do ta kryejë punën e saj sa i përket vizave. Gjermania ka emëruar edhe një përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, duke treguar se do të përkushtohet veçanërisht për këtë rajon.

Scholz, që është kancelar nga SPD (Partia Social Demokrate e Gjermanisë) ka lidhur koalicion me të Gjelbërit për krijimin e qeverisë në Gjermani. Në programin e përbashkët që kishte 177 faqe, për herë ta parë, Ballkani Perëndimor zinte një vend të veçantë ku ndër të tjera thuhej se prioritet është dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ndërkohë ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, para disa ditëve tha se ai do të jetë ambasadori i fundit gjerman që do të pyetet për liberalizimin e vizave, duke aluduar se ajo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, pritet të ketë një vizitë zyrtare të premten e 10 qershorit në Kosovë dhe Serbi, në kuadër të turit të tij dy-ditorë në Ballkan. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman, Ëolfang Buchner, Scholz në Kosovë, përveç takimeve me krerët institucional, do të vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.

Fokusi i udhëtimit sipas zëdhënësit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Albin Kurti, më 4 maj kishte realizuar një vizitë zyrtare me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ky ishte takimi i parë i kryeministrit Kurti me kancelarin gjerman Scholz. Në një konferencë të përbashkët për media pas një takimi që kishin realizuar të dy liderët pa praninë e mediave, Scholz kishte theksuar se çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen hap pas hapi me idenë që të kulmojë në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Mes tjerash Scholz, pati theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të një tregu të përbashkët rajonal brenda Procesit të Berlinit.

Kancelari në konferencën për media në Berlin bashkë me kryeministrin Albin Kurti tha se personalisht angazhohet me këmbëngulje brenda BE-së që Kosovës t’i hiqen vizat raporton Gazeta Express.

“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit dhe për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Evropian, në bisedat me partnerët angazhohem me këmbëngulje”, tha Scholz.

Tags: Annalena BaerbockkosovaOlaf Scholzvizat
ShareTweetShare
Previous Post

Përleshje në plazhin italian, nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit

Next Post

Ndeshja Kosovë-Irlandë e Veriut, këto rrugë bllokohen sot

Next Post
Ndeshja Kosovë-Irlandë e Veriut, këto rrugë bllokohen sot

Ndeshja Kosovë-Irlandë e Veriut, këto rrugë bllokohen sot

Lajmet e fundit

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.