GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

SBASHK – Qeverisë: Do të përballeni me veprime e reagime sindikale

21/05/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka paralajmëruar veprime sindikale nëse Kryeministri Kurti, Ministri Murati dhe Ministrja Nagavci nuk i ftojnë për të dëgjuar shqetësimet e këtij sektori.

Nga kjo sindikatë thonë se Qeveria duhet të gjejë kohë të dëgjojë shqetësimet  e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm.

Komunikata e plotë;

SBASHK-u ka bërë përpjekje tani e sa kohë duke dërguar shkresa zyrtare që të takohet me Kryeministrin Kurti dhe me Ministrin Murati e Ministren Nagavci me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e tërë sektorit të arsimit  dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë. Kujtojmë se Qeveria, edhe përkundër agjendave të  ngjeshura, duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet  e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm  dhe të SBASHK-ut si sindikata me madhe numerikisht  dhe më e fuqishmja për nga angazhimet dhe aktivitetet.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati nuk i janë përgjigjur kërkesave të SBASHK-ut për takime e për dialog e kohëve të fundit sikur edhe Ministrja Nagavci po zgjedh të njëjtën mënyrë dhe merr vendime aty për aty e pa u konsultuar e pa pasur dialog  me SBASHK-un si përfaqësuesin e vetëm të të punësuarve që nga çerdhet e deri edhe në Universitetet e Kosovës dhe në  sektorin e kulturës.

Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe Ministrja Nagavci le ta dinë se  punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime  dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut e të cilat janë të obliguara të angazhohen për gjetjen e zgjedhjes meritore për  to dhe do të ishte mirë që kjo të bëhet me dialog.  SBASHK-u në kërkesat zyrtare drejtuar Kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci u ka shpjeguar edhe çështjet që duhet debatuar sepse janë kërkesa të punëtorëve të arsimit e kulturës.

Mirëpo gatishmëria e Qeverisë për takime e dialog deri tani ka munguar dhe nëse  Kryeministri Kurti, ministri Murati e mbase edhe ministrja Nagavci vazhdojnë të arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura dhe i ikin takimeve e dialogut me SBASHK-un për çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit e kulturës, atëherë mund të vi deri të kërkesa e anëtarësisë  për veprime sindikale, duke nisur mbase me kundërshtimin për zgjatjen e vitit shkollor dhe kërkesa të tjera, të cilat organet udhëheqëse të SBASHK-ut  do t’i zbatojnë në përpikëri, por përgjegjësinë për gjendjen që do të krijohet do ta kenë ata që po i ikin takimeve dhe dialogut.

Tags: arsimikosovaremesimedhenesitparalameronqeverinSbashku
ShareTweetShare
Previous Post

Dënohet me 27 vjet burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë

Next Post

Hoxhaj përgëzon Lladrovcin: Qeverisja e PDK-së, shembull për të gjitha komunat

Next Post

Hoxhaj përgëzon Lladrovcin: Qeverisja e PDK-së, shembull për të gjitha komunat

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.