Chelsea nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes së Saul Niguezit. Në marrëveshjen e huazimit të tij te “Blutë” nga Atletico Madridi ishte përfshirë edhe opsioni i blerjes.
Mesfushori spanjoll ka konfirmuar largimin e tij nga “Stamford Bridge”, shkruan Gazeta Express.
Përshëndetje blues, po shkruaj se po largohem nga ju. Do të doja t’ju tregoja se si u ndjeva gjatë kësaj aventure. Gjërat nuk nisën aspak mirë. Pas një kohe të gjatë në shtëpi, ndryshimi nuk ishte i lehtë. Pak nga pak gjërat u përmirësuan. Çdo gjë në jetë shërben për t’u përmirësuar dhe mësuar, dhe kjo është ajo që marr nga kjo aventurë. Do të doja të falënderoja klubin që u përpoq të kujdeset për çdo detaj për të më bërë të ndihem si në shtëpinë time. Do të doja gjithashtu të vlerësoja secilin punëtor, faleminderit. Faleminderit që e bëtë këtë klub shumë më të madh. Falënderoj të gjithë fansat që më kanë mbështetur pa masë. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit të gjithë stafit që më mundësoi të fitoj tituj me fanellën blu. Por mbi të gjitha, doja të falënderoja shokët e mi. Ata më ndihmuan të vazhdoj të mbështes ekipin dhe të jetoj një ditë të qetë dhe pozitive. Faleminderit!”, ka shkruar Niguez në llogarinë e tij në “Twitter”.
27-vjeçari tani do të kthehet te Atletico Madridi. Ai me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Niguez me Chelsean zhvilloi në total 26 paraqitje, teksa regjistroi një gol dhe një asistim.