Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar afatin për targa në tri faza.
Ai ka përsëritur se qëndrimi parimor i Qeverisë së Kosovës rreth kësaj çështje është i duhuri, por ka thënë se është mirë që palët të tregohen fleksibile rreth kësaj çështje, të cilën Sarrazin ka thënë se duhet të merret shumë seriozisht.
“Situatën rreth targave do ta merrja shumë seriozisht, edhe pse gjermanëve mund të mos duket kështu, por ka edhe shumë gjëra në sfond.Zgjidhja duhet kërkuar duke iu përmbajtur parimeve, por duke pranuar se çështja nuk është më e madhe se parimet – fleksibiliteti do të tregojë përfundimisht fuqinë politike, jo dobësinë,” pohon Sarrazin për BBC në gjuhën serbe.
Për të nuk ka dilemë se pozicioni i kujt është i duhuri në këtë moment.
“Qëndrimi parimor sa i përket tabelave të Qeverisë së Kosovës është i duhur dhe do t’i ftoja që të tregojnë më shumë fleksibilitet në zbatimin e parimeve sepse ndonjëherë merr më shumë nëse je fleksibël”
Përfaqësuesit ndërkombëtarë të BE-së dhe SHBA-së u kanë bërë thirrje ditëve të kaluara Qeverisë së Kosovës që të shtyjnë afatin për ndërrimin e targave për 10 muaj, në mënyrë që të përgatitet më mirë procesi, të cilin autoritetet në Prishtinë tash për tash nuk e kanë pranuar