Deputetja, Saranda Bogujevci, ishte protagonistja e kësaj jave në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”.
Aty, ajo ndau dy momentet më të lumtura dhe më të vështira të jetës së saj. Sa i përket pjesës së fundit, ajo ndaloi te humbja e një pjese të familjes së saj gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në rrëfimin e saj, Bogujevci tregoi se çfarë do t’i thoshte po t’i kishte përballë ata që i vranë anëtarët e familjes.
Ndërkohë, pati edhe një mesazh shumë frymëzues se si të tejkalohen momentet e vështira.