Bujë në media bënë që kur nisën romancën e tyre, por tani blogerja Sarah Berisha dhe DJ PM duket se e kanë marrë shumë seriozisht lidhjen e tyre.
Kësisoj, Sarah ka ndarë një imazh ku vihet re dora e saj me një unazë në gisht, karshi të cilës ka shkruar – “Ajo tha po”.
Blogerja nuk ka dhënë detaje të tjera, duke i lënë kështu të hapura dyshimet se dyshja mbase edhe mund të jenë fejuar. Ajo që dihet është se gjatë një bisede virtuale në mes çiftit, ata kishin mohuar të kenë plane për martesë.
“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”, pati thënë DJ PM një përgjigje në Instagram, drejtuar Sarah Berishës, transmeton Klankosova.tv.