Kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur lajmin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar Aleksandar Vulinin.
“Thesari i ShBA-së e ka sanksionuar Aleksandër Vulinin – Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme – për ‘marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet e këqija ruse në Serbi dhe rajon’, duke e dëshmuar kërcënimin që i shfaqet paqes dhe sigurisë në nivelet e larta të shtetit serb”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Më herët këtij lajmi iu gëzua edhe presidentja Vjosa Osmani, njashtu me një postim në Twitter.