Në Tiranë është duke u mbajtur samiti ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Është hera e parë që një ngjarje e përmasave të tilla mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.
Pas shkrepjes së fotografisë familjare, udhëheqësit kanë pasur rastin që ta përcjellin nga afër një valle tradicionale shqiptare.
Pastaj ata janë shoqëruar me operë dhe me vallëzim modern.
Pjesë e kësaj fotografie ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.