Samir Shahini është emëruar Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Këtë e bëri të ditur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama tha se me një përvojë të gjatë dhe të pasur në fushën e menaxhimit arsimor dhe politikave edukative, Shahini pritet të sjellë një qasje të re dhe vizionare për përmirësimin e cilësisë së arsimit në kryeqytet, transmeton Gazeta Papirus.
“Për vite me radhë, ai ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar ngushtë me organizata vendore dhe ndërkombëtare. Angazhimi i tij në analizën e politikave arsimore, ndërtimin e strategjive për zhvillim dhe trajnimet e specializuara për arsimtarët e bëjnë atë një profesionist të përgatitur për sfidat që e presin”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë: