Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj i’u është përgjigjur Qeverisë së Albin Kurtit me një fotografi nga Skenderaj.
Lushtaku ka publikuar një fotografi ku prapa shihen flamunj të Amerikës të vendosur në qytetin e Skenderajt, njofton Gazeta Papirus.
Ky aksion vije pas ashpërsimit të raporteve Kosovë-Amerikë pas zhvillimeve në Veri.
”Faleminderit Amerikë” ka shkruar Lushtaku.