Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për aktivitetin e tij në luftën e UÇK-së.
Lushtaku i cili është ndër themeluesit e UÇK-së, ka treguar një rast kur Albin Kurti e ka vizituar kur ka dal nga burgu në vitin 2004.
“Njëherë e kam pasur rastin, kur kam qenë në burg ka ardhur më ka vizitu në vitin 2004, kur më kanë arrestuar për ngjarjet e marsit, edhe më nuk kam pasur rast të komunikojë, unë e kam respektuar si lider i Vetëvendosjes, kam thënë se i duhet një lëvizje si kjo e Vetëvendosjes por nuk e kam pritë që VV të jetë strehë e njerëzve (si ai Shkëlzen Gashi), nuk kam pritë që të jenë një pjesë e udbashëve në subjektin e tij…”