Përbërësit:
1 patate,
150 ml supë perimesh,
1 thelbë hudhër,
2 lugë Uthëll,
kripë,
Biber i zi,
3 lugë vaj arrash,
150 gr marule,
200 gr kërpudha,
1 lugë gjalpë,
2 lugë arra të përgjysmuara.
Hapat
Patatja qërohet, pastrohet, pritet në katrorë dhe zihet në supë perimesh afërsisht 10 minuta, derisa të zbutet.
Katrorët e patateve hiqen nga supa, pastaj bëhen pure, pureja sërish u derdhet supes.
Hudhra shtypet dhe përzihet me purenë e patateve, pastaj hedhet kripë, biber i zi dhe vaj.
Të gjitha përzihen mirë dhe përzierja e fituar duhet të jetë e trashë, por e lëngshme, marulet pastrohen dhe teren mirë.
Kërpudhat pastrohne dhe priten në rriska, në tigan shkrihet gjalpi dhe në atë yndyrë fërgohen kërpudhat 5 deri 8 minuta.
Shtohen kripë dhe biber i zi, marulet renditen në pjatë, mbi to derdhet pureja e t’holluar ndërsa në fund shtohen edhe kërpudhat e fërguara.
Sallata dekorohet me disa arra të përgjysmuara.
Ju bëftë mirë!